18:02 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sonte ndodh një spektakël në qiell: Rrebesh meteorësh do të digjen mbi kokat tona

Sonte mbi kokat tona Universi do të na dhurojë një spektakël të jashtëzakonshëm. Në orët e hershme të ditës se nesërme, ose sonte pas mesit të natës, Reshja Geminid e Meteorëve do ta arrijë klimaksin, në sistemin diellor shumë afër nesh, në fakt në sistemin tonë.

Meteorët digjen në mes 80 dhe 120 kilometra mbi kokat tona. Ky fenomen vjetor për çdo vjet e më tepër po merr vëmendje më të madhe. Sonte pritet të digjen rreth 120 – 160 syresh.

Për ata banorë të planetit tonë që jetojnë në hemisferën veriore, djegia e meteorëve do të duket në pjesën jugperëndimore të qiellit. Prej hemisferës jugore, poshtë në veriperëndim. Edhe pse kulmi i reshjeve është në orët e hershme të mengjesit, meteorët do të shihen gjatë gjithë natës.

Këtë vit kushtet për ta parë këtë fenomen janë shumë të mira, sepse Hëna do të lindë pak para agimit. Nëse nuk pengon drita e Hënës, edhe meteorët më të dobët mund të shihen shumë lehtë.

Meteorët janë copëza të vogla të pluhurit që përplasën me planetin tonë dhe digjën në atmosferë. Reshja vjetore e meteorëve ndodh kur Toka futet në rrymat e pluhurit kozmik. Secili prej meteorëve në një fazë ka qënë pjesë e bishtit të kometave të akullta. Kështu për shembull Reshja Orionid e meteorëve që ndodhi në muajin tetor erdhi nga pluhuri i shkaktuar nga kometa e famshme Halley.

Ndërsa Geminidët janë më të pazakonshëm në aspektin sepse pluhuri vjet nga objektët shumë të rralla të njohura si “kometat e shkëmbore”. Kjo kometë specifike shkëmbore është një asteroid iquajtur Phaethon. Zhytet në drejtim të Diellit cdo 523 ditë.

Nxehtësia ekstreme e copëton sipërfaqën e Phaethonit . Copëzat e të cilës shpërthejnë në sipërfaqe nga presioni i dritës së diellit.

Phaethon ishte zbuluar në vitin 1983 dhe është rret 5 kilometra në diametër.