Sonte në Kamenicë Soni Malaj me super koncert të madh 100 % live

Sonte në Kamenicë pritet të mbahet koncerti më i madh live për këtë verë.
Këngëtarja e njohur Soni Malaj pritet të performojë sonte në Aqua Marine me bendin e saj 100 % live dhe me trupen e baletit.
Siç mëson Indeksonline, këngëtarja e njohur Soni Malaj ka përgatitur një kolazh të gjatë me këngët e saj hite si dhe këngë shqiptare dhe performanca e saj do të zgjasë më shumë se dy orë.

Ky pritet të jetë koncerti më i madh live që do të mbahet këtë verë në Kamenicë.

