19:02 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sonte në mesnatë, Dua Lipa publikon projektin “Future Nostalgia”

Dua Lipa pothuajse ka përfunduar këngët e albumit të ri i cili publikohet në fillimi të vitit 2020.

Albumi i ri i këngëtares shqiptare mban titulli “Future Nostalgia” ndërsa sonte publikohet kënga e dytë e këtij albumi.

Në një postim në rrjetet sociale, Dua ka bërë të ditur që kënga që publikohet mban titullin e albumit “Future Nostalgia”.

“Sonte, në hënën e fundit të dekadës, kënga e titullit të albumit tim FUTURE NOSTALGIA publikohet në mesnatë në të gjitha platformat !! Është diçka e dashur për t’ju lidhur deri në vitin e ri.

E kam shkruar këtë me Jeffbhasker dhe Icoffeejr në një pasdite në Los Angjelos.

Gjithçka është shumë argëtuese dhe duke mos e marrë veten shumë seriozisht, por e kemi dashur aq shumë sa kemi dashur ta ndajmë atë me juve! Video me tekst publikohet së shpejti”, ka bërë të ditur ajo.

Ndryshe, 24 vjeçarja u rikthye kohë më parë me këngën “Don’t Start Noë”./Indeksonline/