11:49 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / OSH

Sonte në mesnate hyjnë në fuqi dy vendime të rëndësishme

Byroja Kosovare e Sigurimit përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook ka njoftuar se sonte në mesnate do të hyjnë në fuqi dy vendime të rëndësishme

Postimi i plotë:

Vendimi për njohje reciproke të policave TPL plus me Malin e Zi si dhe vendimi për kompensimin e policave për automjetet dhe motoçikletat e bashkatdhetarëve nga ana e Qeverisë së Kosovës do të hyjnë në fuqi sonte në mesnatë.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku së bashku Ragip Bunjakun, u.d drejtor i Policisë kufitare, por edhe me zyrtarë tjerë të Policisë së Kosovës kanë vizituar piken kufitare në Merdare, për të parë nga afër parapërgatitjet e fundit për fillimin e implementimit të vendimit të Qeverisë për mbulim të policave  për automjetet dhe motoçikletat e bashkatdhetarëve të cilët do të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet verore.

Drejtori Mazreku ka thënë se dy vendimet janë shumë të rëndësishme si për lehtësim të qarkullimit, por do të kenë impakt edhe në aspekt financiar, pasi që sipas tij qytetaret e Kosovës për të kaluar në Mal të Zi mund ta shfrytëzojnë vetëm policën TPL plus e cila vlen edhe për Maqedoni dhe Serbi, deri sa për bashkatdhetarët të cilët hyjnë nga mesnata në vendin tonë, Qeveria e Kosovës do të mbuloj policën.