75 Mall Live Search
18:34 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sonte në mesnatë, lansohet albumi i shumëpritur i Mozzik

Pritjes së adhuruesve të Mozzik ju ka ardhur fundi, kjo pasi albumi i tij publikohet sonte.

Albumi “MozzArt” lansohet në ora 00:00 të mesnatës dhe përmban gjithsej 20 këngë.

Në album janë poashtu të përfshira një këngë dedikuar vajzës së tij, një tjetër bashkëpunim me këngëtaren, Kida dhe një me vëllain e tij, Getinjo.

Se çfarë ka përgatitur tjetër reperi nga Ferizaj mbetet të shihet./Indeksonline/