Sonte në orën 19:00 seanca e Kuvendit
Është vendosur që sonte, në orën 19:00, të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Vendimi për mbajtjen e seancës vjen pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e thirrur më herët gjatë ditës nga kryetarja Albulena Haxhiu.
Mbledhja, e cila nisi në orën 15:00, pati vetëm një pikë të rendit të ditës: propozimin për formimin e komisioneve parlamentare.
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, deputetët janë njoftuar për orarin e seancës plenare që do të zhvillohet sonte.
Sipas njoftimeve, një tjetër seancë pritet të mbahet edhe nesër, ku në rend dite do të jenë për votim marrëveshje ndërkombëtare.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme mbledhjen e parë e ka zhvilluar edhe kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeverisës, ku janë marrë disa vendime në kuadër të agjendës ekzekutive.
Kuvendi pritet që në seancën e mbrëmjes të avancojë me konstituimin e plotë të trupave parlamentare dhe organizimin e punës legjislative në vijim./IndeksOnline/

