19:05 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sonte në Pressing, i ftuar Albin Kurti

Sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në Televizionin 7, i ftuar është kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti.

Pse nuk u intonua as himni i Kosovës e nuk u pa as flamuri kaltër e verdhë në tubimin e Vetëvendosjes?

Pse e ka kaq të vështirë Kurti që të prezantohet me flamurin e Kosovës? A është bërë terren i vështirë për Vetëvendosjen përballja me Dardan Molliqajn dhe me PSD’në?

A është gjuha që Molliqaj po e përdorë në debate, shkollë e Vetëvendosjes? Pse, sipas Kurtit, Vjosa Osmani nuk e pranoi ofertën e tij?

Me kë do të bënte VV’ja koalicion, nëse do t’i fitonte zgjedhjet por nëse LDK’ja do të vendoste më shumë kushte? Çfarë profili do t’i bënte Kurti presidentit Hashim Thaçi?

A do të iniciojë procedurat për shkarkimin e tij? Cili do të ishte vendimi i parë i tij, nëse do të bëhej kryeministër? Cilat janë tri figurat më të mëdha shqiptare, sipas Kurtit? Kur do të shkojë lideri i VV’së të përcjell ndonjë ndeshje të kombëtares e Kosovës në stadium? Për këto dhe shumë çështje të tjera, flet sonte prej orës 20:30 ekskluzivisht në Pressing, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.