75 Mall Live Search
08:27 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / A. M.

Sonte në Prishtinë organizohet mbrëmje japoneze

Ambasada e Japonisë në Kosovë organizon sot mbrëmjen japoneze për të shijuar tingujt e instrumentit japonez Koto.

Artistja Atsuko Suetomi do të interpretojë melodi të ndryshme me Koto, të shoqëruara edhe me pjesë vallëzimi japonez.

Ky organizim do të mbahet në amfiteatrin e Universitetit të Prishtinës me fillim të orës 19:00.