75 Mall Live Search
20:52 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sonte në “Sanremo”, performon ylli kosovar, Dua Lipa

Sonte do të mbahet nata e katërt e festivalit të muzikës në Itali “Sanremo”.

Në këtë natë, do të zbarkojë ylli kosovar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa si e ftuar speciale.

Ylli i hitit “Don’t Start Now”, do të performoj këngët e saj të fundit nga albumi i ri “Future Nostalgia” që pritet të publikohet me 3 prill.

24 vjeçarja po pritet me padurim të ngjitet në skenën e “Sanremo” ku për herë të parë para publikut italian do të këndojë hitet e saj të fundit./Indeksonline/