75 Mall Live Search
11:33 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Sonte në Teatrin e Ferizajt, shfaqja “PSIKOZË N’4:48” live në Facebook

Sonte, nga ora 20:00, në faqen në Facebook, teatri Adriana në Ferizaj do të sjellin në formatin livestream shfaqjen “Psikozë n’4:48”, nga Sarah Kane, regjia: Fatos Berisha.

Dramaturgja britanike Sarah Kane (1971-1999) është një nga autorët më emiment të dramaturgjisë bashkëkohore evropiane, veprat e së cilës trajtojnë temat e dashurisë rebeluese, dëshirës seksuale, dhimbjes, torturave – fizike dhe psikologjike – dhe vdekjës. Bashkë me Mark Ravemhill shquhen si nismëtarë të lëvizjes teatrore ‘In-Yer-Face Theatre’, një formë e dramës që u largua nga konventat e teatrit natyralist

Drama ‘4.48 Psychosis’ u vu në skenë për herë të parë në vitin 2000 në Royal Court Theatre në Londër. Kjo është vepra më e fragmentuar e saj, ku nuk ka as tregim e as personazhe, dhe pa indikacione se sa aktorë duhet të luajnë në shfaqje. Është shkruar në kohën kur Sarah Kane vuante nga depresioni i rëndë dhe titulli derivon nga ora – 4:48 – kur Kane, në gjendje depresive, shpesh zgjohej nga gjumi.

“Psikozë n’4:48” është dramë e fragmentuar përmes së cilës trajtohet tema e depresionit në shoqërinë (individë).

Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Edona Berisha, Ekrem Jakupi, Jajush Ramadani, Ali Krasniqi, Arben Marevci, Sherif Bega dhe Milot Salihu.