09:20 / E Martë, 09 Maj 2023 / AR

Sonte nis Eurovision 2023

Gjithçka është gati për ‘Eurovision 2023’, eventin më të njohur të këngës në botë, i cili nis sonte, ndërsa po zhvillohen edhe provat finale.

Edicioni i sivjetmë do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Indeksonline.

Shqipëria përfaqësohet nga Albina Kelmendi me familje me këngën “Duje”.

Ata do të përformojnë në natën e dytë të gjysmëfinales, 11 maj, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë./Indeksonline/