17:51 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / AR

Sonte nis “Sanremo”, i pranishëm presidenti Mattarella

Sonte fillon edicioni i 73-të i Festivalit të Muzikës Italiane “Sanremo” në Sallën “Ariston”.

Drejtori artistik i festivalit dhe një ndër prezantuesit, Amadeus ka njoftuar se edhe presidenti italian Sergio Mattarella do të jetë prezent në sallën “Ariston”.

“Kam kënaqësinë të noftoj se për herë të parë në historinë e festivalit, sonte do të jetë i pranishëm presidenti Mattarella”, ka thënë Amadeus, shkruan Ansa.

Mysafir tjetër sonte do të jetë edhe aktori dhe regjisori Roberto Benigni.

Bashkë me Amadeus, festivalin do ta udhëheqin Gianni Morandi dhe Chiara Ferragni.

Në  këtë festival marrin pjesë 28 artistë, ndër ta edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Anna Oxa.

Festivali do të zgjatë deri më 11 shkurt dhe çdo natë do të ketë mysafirë të njohur nga skena italiane dhe botërore.