16:46 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sonte numërohen votat e mbetura të diasporës

Zëdhënësi për medie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për Indeksonline se sonte nis numërimi i votave të aprovuara nga Gjykata Supreme.

Ai tha se do të vlerësohen pakot e supozuara me fletëvotime, ndërsa sot në QNR në ora 21 do të filloj numërimi i votave të aprovuara.

“Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Pas këtij procesi, sonte në QNR (e martë, 5 nëntor, ora 21:00) do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, tha Elezi.