75 Mall Live Search
08:14 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / G T

Sonte përcaktohet fati i Manchester Cityt, fitore ose te shpija

Skuadra e Manchester Cityt sonte mund të eliminohet nga Liga e Kampionëve qysh në fazën tabelore të sezonit 2024/25.

Ekipi i Pep Guardiolas luan ndaj Club Brugge në stadiumin “Etihad” nga ora 21:00, shkruan Indeksonline

Çfarë i duhet Manchester Cityt për të kaluar më tej?

Momentalisht ekipi anglez është në pozitën e 25-të me vetëm tetë pikë në shtatë ndeshje, kështu është jashtë fazës së play-offit.

Cityt i duhet vetëm fitore për ta siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndryshe nëse humb atëherë eliminohet.

Nga ana tjetër, skuadra belge Club Brugge ka 11 pikë dhe gjendet në pozitën e 20-të. I duhet vetëm një pikë për të shkuar më tej.

Skuadrat që janë eliminuar nga ky kompeticion dhe sonte zhvillojnë ndeshjet e fundit, janë: Young Boys, Slovan Bratislava, Sturm Graz, Zvezda, Girona, Leipzig, Sparta Praga dhe Bologna./Indeksonline/