75 Mall Live Search
14:31 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / k.v

Sonte përfundon afati për aplikim për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta shtyjë deri të dielën afatin për aplikim për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, mirëpo në mbledhjen e thirrur nga KQZ, nuk kishte kuorum as për tu trajtuar kjo çështje.

Rrjedhimisht me mungesën e anëtarëve tjerë të KQZ-së, sonte në orën 23 e 59 min përfundon periudha e aplikimit, e cila ka filluar më 29 gusht.

Pra mërgata ka pasur kohë 120 ditë për të kryer këtë procedurë dhe deri tani janë pranuar mbi 84 mijë aplikime.

Rikujtojmë se gjatë javëve të fundit, partitë politike kanë qenë të fokusuara të mërgata. Ndryshe nga herët e kaluara, është vërejtur një aktivizim i madh i të gjitha partive në diasporë dhe të gjitha pretendojnë të marrin shumë vota./IndeksOnline/