75 Mall Live Search
16:21 / E Hënë, 13 Dhjetor 2021 / LB

Sonte përfundon afati për pranimin e fletëvotimeve për Komunën e Dragashit, nesër dihet fituesi

Sonte në mesnatë do të përfundojë afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Deri të hënën, në orën 14:00, KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime.

Pas procesit të vlerësimit të të gjitha fletëvotimeve që do të pranohen, gjatë ditës së martë, KQZ-ja do të bëjë numërimin e tyre në prezencë të vëzhguesve dhe të mediave.