Sonte prime i BBVK4, një surprizë e veçantë pret njërin nga banorët
Sonte, nga ora 21:00, fillon prime i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, reality-shou më i madh në vend.
Edhe pse nuk ka kaluar ende një javë nga hyrja e banorëve në shtëpi, “Vëllai i Madh” pritet të tregojë bujari të madhe, pasi ka përgatitur një befasi të veçantë për njërin prej tyre.
Gjatë mbrëmjes, pritet të diskutohet edhe largimi i këngëtarit Mentor Haziri, i cili qëndroi pothuajse një natë brenda shtëpisë, por vendosi të largohej vullnetarisht.
Vëmendje të madhe pritet të marrë edhe debati i ashpër që shpërtheu mes tri banoreve, Benitës, Albes dhe Elijonës, ku kjo e fundit u rëndua emocionalisht pas disa akuzave personale që iu drejtuan nga dyshja.

