75 Mall Live Search
08:30 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Sonte qëndroni në shtëpi, Messi dhe Rashica gati për spektakël

Futbolli mund të themi se është rikthyer plotësisht.

Sonte në aksion do të jenë Bundesliga dhe La Liga, transmeton Indeksonline.

Milot Rashica nga ora 20:30 së bashku me skuadrën e tij, Werder Bermen do të luajnë kundër Bayern Munchen.

Ekipit të Bermen i duhen pikë për të mbijetuar në Bundesligë, kurse Bayerni me një fitore sonte e fiton titullin edhe matematikisht.

Ndeshje interesante është edhe ajo mes Monchengladbach dhe Ëolfsburg. Dy skuadrat duan fitoren pasi po luftojnë për një vend në gara evropiane.

Përveç Bundesligës, në aksion sonte është edhe La Liga.

E gjithë vëmendja është në ‘Camp Nou’, ku Barcelona do të luaj kundër Leganesit nga ora 22:00.

Katalunasit duhet të fitojnë që të mbajnë distancën me Real Madridin, kurse Leganes po lufton për mbijetesë.

Po ashtu edhe në Madrid, skaudra e Getafes që po dëshiron Ligën e Kampionëve, do të luaj kundër Espanjollit që po lufton për mbijetesë./Indeksonline/