75 Mall Live Search
08:17 / E Premte, 13 Shtator 2024 / G T

Sonte rikthehen ligat pas pushimit, vëmendja te Lille i Edon Zhegrovës

Pas pushimit ndërkombëtar, sonte rikthehet futbolli i ligave të Europës.

Ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes St. Etienne dhe Lille, ku sigurisht që vëmendja është te lojtari kosovar, Edon Zhegrova, shkruan Indeksonline

Ky takim nis nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Geoffroy-Guichard”.

Në Bundesliga të Gjermanisë skuadra e Dortmundit pret në “Iduna Park” ekipin e Heidenheim – takim ky që nis nga ora 20:30.

Në La Liga, Real Betisi pret në shtëpi ekipin e Leganesit (21:00).

Një derbi i futbollit ballkanas zhvillohet pikërisht natën e sotshme, ku Dinamo Zagreb e pret rivalin e përjetshëm në Kroaci, Hajdukun e Splitit (20:00).

/Indeksonline/