Sonte, rikthimi i madh i Jose Mourinhos
Sonte me fillim nga ora 20:30, do të zhvilohet ndeshja midis Manchester Unitedit dhe Tottenam Hotpsurit.
Jose Mourinho rikthehet në Old Trafford në një kohë kur Ole Gunnari Solskjaeri dhe Manchester Unitedi nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme.
Portugezi nuk ka ndonjë armiqësi me drejtuesit e “djajve të kuq”, përkundrazi duket se është shumë i lidhur me Ed Woodward si edhe me tifozët e Manchester Unitedit.
Tek Unitedi për këtë ndeshje do të mungojë francezi Paul Pogba si edhe Anthony Martiali, ndërsa në pikëpyetje janë Scott Mc Tominay dhe Nemanja Matic.
Ndërsa Tottenhami për këtë ndeshje nuk do të ketë në dispozicion gardianin Hugo Lloris, lojtarët si Michel Vormi, Erik Lamela, dhe Bend Daviesi.
Formacionet e mundshme:
Manchester Unitedi: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelofi, Maguire, Shawi, Fredi, McTominay, Pereira, Mata, James, Rashfordi.
Tottenham Hotspuri: Gazzaniga, Aurier, Sanchezi, Alderweireldi, Vertongheni, Ndombele, Dieri, Lo Celso, Dele, Son, Kane.