17:02 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sonte rrini para ekraneve, Bundesliga rikthehet me super-ndeshjen e natës së sotme!

Sonte po rikthehet Bundesliga Gjermane me vetëm një ndeshje në program.

Bayerni e pret në shtëpi skuadrën e Schalkes për të zhvilluar ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës, shkruan IndeksOnline

Sot, skuadra e Schalkes do ta ketë të vështirë këtë përballje, pasi para vetit do të ketë triumfuesit e Ligës së Kamipionëve, Bayernin.

Ndeshja fillon nga ora 20:30 dhe zhvillohet në stadiumin, “Allianz Arena”.