11:50 / E Diele, 17 Janar 2021 / Blerim

Sonte Serie A ‘në zjarrë’, Inter – Juventus ndeshja kryesore e natës

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Interit dhe Juventusit, duel ky në kuadër të xhiros së 18-të në Serien A.

Të dyja skuadrat do të mundohen që sonte të japin më të mirën nga vetja, pasi Interi aktualisht ka 37 pikë e ndodhet në vendin e dytë e Juve maban pozitën e katër me 33 pikë, shkruan IndeksOnline

Statistikë interesante është ajo që Interi nuk ka shënuar fitore ndaj Juventusit tash e pesë vjet, saktësisht prej shtatorit të vitit 2016.

Atëbotë, Interi triumfoi 2:1 ndaj Juventusit, ndërsa trajner i “nerazzurëve” ishte De Boeri.