75 Mall Live Search
16:02 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sonte super ndeshja Feronikeli-Santa Colomas, biletat mund t’i blini afër Stadiumit “Fadil Vokrri”

Feronikeli takohet sonte me Santa Coloman, në finalen e Preliminary Round të UEFA Champions League.

Biletat kanë nisur të shiten prej ditës së enjte, nga ora 14:00, në këto pika:

Në Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në Drenas, në sheshin “Fehmi Lladrovci”.
Në Drenas, në Restaurant “Dijamant”.
Në Komoran, te Pizzeria “Dijamant”.

Diten e ndeshjes (sot) biletat po shiten vetëm te Stadiumi “Fadil Vokrri”.

Çmimet e biletave janë këto:

5 Euro për zonat Përendim dhe Lindje
10 Euro për Zonën VIP