75 Mall Live Search
09:17 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sonte të gjithë në Pallatinë e Rinisë, Kosova luan kundër Rumanisë

Kombëtarja e Kosovës në basketboll kërkon fitoren e parë në parakualifikimet për Eurobasket 2021 kundër Rumanisë.

Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të Grupit B.

Kosova në tri duelet e para ka pësuar tri disfata, dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Raundi shtesë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa emrat e kundërshtarëve Kosova do t’i mësojë në shkurt pas ndeshjes kundër Rumanisë.