75 Mall Live Search
22:52 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / BA

Sonte u “lig” edhe Flick, Chelsea i tregon madhështinë Barcelonës

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe sonte në Champions League, duke mposhtur Barcelonën me rezultat bindës 3-0 dhe duke hedhur një hap gjigant drejt fazës tjetër të garës.

Ndeshja nisi me dominim të londinezëve, ndërsa presioni i tyre u shpërblye në minutën e 27-të, kur mbrojtësi i Barcelonës, Jules Kounde, realizoi një autogol, duke i dhënë epërsinë Chelseat, shkruan IndeksOnline.

Në pjesën e dytë, “Blutë” vazhduan të diktojnë ritmin. Talenti brazilian Estevao shënoi një gol të bukur në minutën e 55-të, duke dyfishuar rezultatin.

Vetëm pak minuta më vonë, në të 73-tën, Liam Delap vulosi fitoren me golin e tretë, pas një aksioni të shpejtë dhe të saktë.

Me këtë triumf të thellë, Chelsea ngjitet në kuotën e 10 pikëve, duke u pozicionuar fuqishëm në krye të grupit, ndërsa Barcelona mbetet në 7 pikë