75 Mall Live Search
07:56 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / G T

Sonte vëmendja te Shkëndija dhe Drita, luajnë ndeshjen e kthimit në Conference League

Sonte zhvillohen ndeshjet e play-offit të UEFA Europa League dhe Conference League.

Dy skuadrat shqiptare synojnë të bëjnë të pamundurën, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Shkëndijen e Tetovës dhe Dritën e Gjilanit.

Drita luan ndaj Celje nga ora 18:45 dhe ndeshja e parë ishte mbyllur me epërsi të sllovenëve 3:2.

Kurse Shkëndija luan ndaj Samsunsporit, kjo e fundit kishte fituar minimalisht 1:0 ndeshjen e parë në Shkup. Edhe kjo ndeshje nis nga ora 18:45./Indeksonline/