75 Mall Live Search
08:09 / E Martë, 13 Prill 2021 / Blerim

Sonte zhvillohen dy ndeshje të kthimit çerekfinale në UEFA Champions League

Sonte zhvillohen dy super ndeshje në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Champions League.

Chelsea luan ndaj FC Portos, ndeshjen e dytë çerekfinale, shkruan IndeksOnline

Ekipi i Thomas Tuchel futet në këtë duel me një përparësi të madhe – pasi si mysafir arriti të fitonte me rezultat 2 me 0.

Në anën tjetër, Paris Saint-Germain e pret në ‘Parkun e Princave’ kampionin e Bundesligas, Bayern Munchen.

Edhe klubi i Pochettinos ka një përparësi, pasi arriti fitore në ‘Allianz Arena’ javën e kaluar me rezultat 3-2.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00./IndeksOnline/