Sonte zhvillohen ndeshjet çerekfinale në EFL Cup

Sonte do të zhvillohen tri ndeshjet e para të çerekfinaleve në kompeticionin EFL Cup në Angli.
Duke filluar nga ora 20:30, skuadra e Arsenalit e pret në shtëpi rivalin lokal, Crystal Palace, shkruan Indeksonline
15 minuta më vonë, fillon ndeshja tjetër, ajo mes Newcastle Unitedit dhe Brentfordit.
Kurse nga ora 21:00, Southampton pret në shtëpi djelmoshat e Arne Slot, Liverpoolin.
Nesër zhvillohet ndeshja e fundit, mes Tottenham Hotspurit dhe Manchester Unitedit.
Kujtojmë se faza çerekfinale ka vetëm një ndeshje dhe fituesi kualifikohet në gjysmëfinale direkt./Indeksonline/