75 Mall Live Search
08:22 / E Premte, 04 Korrik 2025 / G T

Sonte zhvillohet çerekfinalja e parë e Kupës së Botës për Klube

Fluminense dhe Al Hilal sonte zhvillojnë ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.

Nga ora 21:00, skuadra braziliane dhe ajo arabe takohen për herë të parë në histori, shkruan Indeksonline

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Camping World” në Orlando.

Dy skuadrat kanë eliminuar gjigantët e futbollit, si Inter dhe Manchester City, kurse sonte një prej tyre shkon në gjysmëfinale./Indeksonline/