Sonte zhvillohet miqësorja e luksit, Barcelona – Manchester City

Sonte në “Camp Nou”, Barcelona dhe Manchester City do të përballen në një ndeshje miqësore bamirësie për të mbledhur fonde dhe për të mbështetur kërkimin shkencor mbi sëmundjen e ALS.
Do të jetë një mundësi për të parë shumë yje në fushë dhe për të shijuar dy pikëtakime romantike futbolli.
Xavi dhe Guardiola shpresojnë të shmangin dëmtimet e panevojshme, por gjithsesi duhet të luajnë më të mirët, duke vënë në pah super duelin e sulmuesve Lewandowski-Haaland.
Ndeshja do të fillojë në orën 21:30, por nuk do të transmetohet në TV. Do të jetë e mundur ta ndiqni atë në transmetim në “Barça TV” dhe “City”, plus përmes faqeve zyrtare të klubeve ose aplikacioneve.
Ja formacionet e mundshme:
BARCELLONA (4-3-3): Ter Stegen; Sergi Roberto, Koundé, Piqué, Jordi Alba; Kessie, Busquets, De Jong; Raphinha, Lewandowski, Ansu Fati.
MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Aké, Sergio Gomez; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Bernardo Silva, Haaland, Foden.