18:07 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sony lanson smartfonin me ekran mahnitës (Video)

Sony ka nisur zyrtarisht celularin e tij të ri Xperia XZ3, me shpresën se do t’i hyjë konkurrencës me Apple iPhone dhe Samsung Galaxy, transmeton Indeksonline.

Celulari i ri vjen me një ekran të ri që do të ndihmojë Sony të konkurrojë me markat e tjera të cilat tashmë po e dominojnë tregun.

Ekrani OLED me 6 inç HDR ka rezolucion QHD + rezolutë (1440 x 2880), që do të thotë se do t’i ketë fotot super të qarta me ngjyra të pasura dhe kontrast të fuqishëm.

Meqë kjo përdor teknologjinë nga vargu i Sony Bravia TV, mund të presësh përpunimin X-Reality për përmirësimin e cilësisë.

Ekrani shkon në skajet e celularit, ngjashëm me ekranin Infinity të Samsung.

Sony është i mirënjohur për zhvillimet e teknologjisë së tij në kamera, kështu që mund të presim cilësi./Indeksonline/.