75 Mall Live Search
19:29 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / OSH

Sopjani, i dyshuari për grabitjet e fundit ishte arratisur nga Burgu i Lipjanit në tetor

Policia e Kosovës sonte përmes një njoftimi ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për veprën penale “Grabitje”.

Sipas të dhënave, Riad Sopjani është shpallë në kërkim pasi dyshohet se është i përfshirë në kryerjen e disa grabitjeve që kanë ndodhur ditëve të fundit.

Ndërsa siç mëson IndeksOnline i dyshuari, Riad Sopjani ishte arratisur nga Burgu i Lipanit më 28  tetor, së bashku me një të burgosur tjetër.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, pati njoftuar se rreth orës 17:35, të miturit , Sopjani , viti i lindjes 2001 është arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan. 

Sopjani ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Grabitje.  

“Referuar rasteve të fundit të grabitjeve, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme dhe ka realizuar operacione të bastisjeve e të kërkimit për grupe dhe  individ të veçantë të përfshinë në këto raste”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së djeshme dhe të sotme janë sulmuar tri filiale të bankave në Prishtinë./IndeksOnline/