75 Mall Live Search
20:23 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Sopranoja me famë botërore reagon pas prishjes së Teatrit: Kur njerëzit luftojnë me njëri-tjetrin, e vërteta është viktimë

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho iu është bashkua reagimeve të shumta që shkaktoi shembja e Teatrit Kombëtar, ku artistët, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë, u konfrontuan dje me policinë, ndërsa pati edhe të shoqëruar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Jaho shprehet e pikëlluar, ndërsa thekson se e vërteta është viktima e parë në këtë mes.

“When people do not agree and start fighting ëith each other, the truth is the first casualty.❤️ Kur njerezit nuk arrijne ti zgjidhin mosmarreveshjet dhe vendosin te luftojne njeri-tjetrin, e verteta eshte viktima e pare…❤️”, shkruan Jaho.