Sopranos kosovare ia sulmojnë qentë endacakë motrën, në Prishtinë
Sopranoja e famshme kosovare, Elbenita Kajtazi, ka shprehur shqetësimin e saj në faqen zyrtare Facebook, derisa ka treguar se si qentë endacakë ia kanë sulmuar motrën, në Prishtinë.
Ajo madje u ka bërë apel politikanëve që të merren me këtë problem, pasi që deri tashti ka pasur edhe viktima.
Ky është postimi i plotë i Elbenitës:
Sapo mora një telefonat të tmerrëshme nga motra ime e cila rrugës për në punë është sulmuar nga qentë endacakë në Dragodan.
A kanë politikanët tanë ndonjë plan për këtë problem nga i cili deri tashti ka pasur edhe viktima!
E di që shteti ynë ka edhe shumë probleme të tjera që duhet zgjidhur, por sot i ka ndodhur motrës sime, nesër mund t’ju ndodhë gjithë juve, motrës ose fëmijës suaj, prandaj mendoj që me këtë çështje duhet marrë shumë më seriozisht!