75 Mall Live Search
23:58 / E Premte, 13 Mars 2026 / MSH1

Sorensen në Kosovë, nesër takohet me Kurtin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të presë në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Takimi do të mbahet nesër në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 08:30.

Pas takimit do të ketë deklarim për media.

Përndryshe, raporti për strategjinë e zgjerimit nga Parlamenti Evropian konfirmon se përparimi i Kosovës në rrugën e integrimit evropian mbetet i lidhur ngushtë me dialogun me Serbinë.