75 Mall Live Search
13:41 / E Premte, 25 Prill 2025 / Z S

Sorensen pas takimit me Gjuriqin e Petkoviqin: Patëm diskutim të mirë rreth përpjekjeve për përparim në dialog

Peter Sorensen, i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është deklaruar pas vizitës që ai ka zhvilluar në shtetin serb ku është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq si edhe me kryenegociatorin Petar Petkoviq.

Sorensen, në takimet me këta të dy, ka thënë se ka pasur diskutimet të mira rreth përpjekjeve të fundit në përparimin në dialog.

‘‘Vazhdova vizitën time pune në Beograd me takime me ministrin e Punëve të Jashtme Marko Djuriq, ministrin për Integrim Evropian dhe kryenegociatorin Petkoviq. Patëm diskutime të mira rreth përpjekjeve të fundit dhe fushave ku mund të ketë përparim në dialog’’, ka thënë ai.

Ai ditën e djeshme ishte në Kosovë ku u takua me Besnik Bislimin./Indeksonline/