75 Mall Live Search
14:14 / E Martë, 18 Mars 2025 / S Z

Sorensen vizitoi një pikë kufitare të përbashkët Kosovë-Serbi: Lëvizja e lirë gur themel i integrimit në BE

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, bashkë me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, vizitoi një pikë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sorensen tha se është “mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për pikat e përbashkëta të kalimit”, duke shtuar se ato duhet të rifillojnë punën pa vonesa.

 “Derisa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Ka të bëjë me lejimin e njerëzve dhe mallrave që të lëvizin lirshëm – një gur themel i integrimit europian”, shkroi Sorensen në X.

Ai ka falënderuar edhe KFOR-in për mbështetjen logjistike.