75 Mall Live Search
09:20 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Sot, ​Xeni me performancë artistike në disa lagje të Gjakovës

Këngëtari Shkelzen Jetishi – Xeni bashkë me grupin e tij, sot do të organizojë një performancë artistike në disa lagje të qytetit të Gjakovës.

Performanca fillon në orën 13:30 në rrugën “Bardhyl Çaushi”, për të vazhduar për mes rrugës “Nënë Tereza”, pastaj tek banesat kolektive në Bllokun e Ri rruga “Anton Çetta”, si dhe tek banesat në rrugën “Bujar Roka”.