11:25 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sot 1 vit nga vendimi më i fuqishëm i Qeverisë Haradinaj, taksa 100% ndaj produkteve serbe!

Sot bëhen 1 vit nga vendimi më i fuqishëm i Qeverisë Haradinaj, vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake. Ky vendim erdhi nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës me propozimin e Ramush Haradinajt.

Vendimi i marrë ngjalli reagime të shumta në vend, nga bashkësia ndërkombëtare, por sidomos te politika serbe të cilët nuk mund të besonin këtë duke marr parasysh përfitimet që kishin nga tregu i Kosovës.

Presioni ndaj Ramush Haradinajt filloi të rritej nga dita në ditë. Taksa u propozua që të pezullohej, u bë thirrje që të ulen në bisedime dhe të tërhiqej ky vendim, kishte edhe kërcënime, por që Haradinaj pothuajse i vetëm qëndroj pro këtij vendimi duke patur parasysh edhe pasojat.

Taksa 100% filloi lëkundjet e para të Qeverisë Haradinaj duke pasur parasysh qëndrimet e kundërta ndaj këtij vendimi tek partnerët e koalicionit.

Edhe liderë të fuqishëm si Merkeli e Macroni tentuan ta bindin Haradinajn për pezullimin apo edhe heqjen e taksës, por që kryeministri ishte i vendosur 100% që taksa duhet të qëndrojë deri në njohjen e Kosovës si shtet nga Serbia.

Ramush Haradinajt muaj pas muaji po i rritej presioni ndërsa Serbisë po i rriteshin humbjet milionëshe nga vendosja e taksës 100%.

Sot 1 vit pas vendosjes së taksës, Serbia regjistron humbje prej 395 milionë euro, ndërsa Ramush Haradinaj është kryeministër në detyrë pas dorëheqjes së ofruar 4 muaj më parë.

Taksa qëndron deri në vendimin e radhës nga qeveria e ardhshme./Indeksonline/