75 Mall Live Search
09:02 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Sot 10 vjet nga tërmeti shkatërrues në Japoni, vdiqën mbi 18 mijë banorë

Japonia ka mbajtur një moment heshtjeje për ta shënuar 10-vjetorin e tërmetit dhe cunamit që lanë të vdekur mbi 18 mijë persona dhe që shkaktuan një katastrofë bërthamore në Fukushima.

Më 11 Mars 2011 në orën 14:46 me kohën lokale (05:46 GMT) tërmeti i njohur si “Tërmeti i Madh i Japonisë Lindore”, ose tërmeti “2011 Tohoku”, goditi në lindje të qytetit Sendai, 97 km në veri të uzinës, shkruan The Guardian, transmeton IndeksOnline.

Në termocentralin bërthamor Fukushima, vala gjigande u rrit mbi mbrojtjen dhe përmbyti reaktorët, duke shkaktuar një katastrofë të madhe. Autoritetet ngritën një zonë përjashtimi e cila u rrit gjithnjë e më e madhe ndërsa rrezatimi dilte nga uzina, duke detyruar më shumë se 150,000 njerëz të evakuohen nga zona.

Në Tokio, kryeministri Yoshihide Suga dhe perandori Naruhito, mëngjesin e sotëm kanë ofruan ngushëllimet e tyre në një ceremoni me distancë sociale që u mbajt në teatrin kombëtar.

Naruhito tha se kujtimi i paharrueshëm i kësaj tragjedie vazhdon të qëndrojë edhe pas një dekade.

Suga tha se sfidat me të cilat janë përballur të mbijetuarit përfshijnë edhe pandeminë dhe fatkeqësitë natyrore, përfshirë një tërmet tjetër në rajon. Sidoqoftë, ai tha se Japonia gjithmonë ka tejkaluar çdo krizë me guxim dhe shpresë.

Lexo edhe: