75 Mall Live Search
08:13 / E Premte, 13 Qershor 2025 / Z S

Sot 18 vjet më parë u shpall konkursi për flamurin e Kosovës

Ishte 13 qershori 2007 kur Ekipi i unitetit kishte shpallur konkursin 15-ditorë për flamurin dhe stemën e Kosovës.

Sipas konkursit nuk lejohej që të përdoret cilindo simbol shqiponje dhe se nuk duhet përdorur ngjyrat kuq e zi.

Flamuri i Republikës së Kosovës u adoptua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës menjëherë pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Versioni i përdorur tani është variant i punimit të disenjuar nga Muhamer Ibrahimi. Ka gjashtë yje të bardhë në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu. Ato simbolizojnë gjashtë grupimet kryesore etnike të Kosovës./Indeksonline/