11:53 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sot 28 vjet më parë është mbajtur Referendumi për Pavarësinë e Kosovës

Historiani i njohur kosovar, Jusuf Buxhovi e ka kujtuar 26 shtatorin e vitit 1991, ditën kur është mbajtur Refereendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Buxhovi e quan referendumin si akt sublim të vullnetit politik të popullit në Kosovë.

“REFERNDUMI PËR PAVARËSINË E KOSOVËS – AKT SUBLIM I VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVË

Më 26 shtator të vitit 1991 është mbajtur Referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.
Në këtë ditë, qytetarët me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës me ç’rast u vërtetuan edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u patën miratuar një vit më parë dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992.
Qeveria e Beogradit edhe pse përdori represionit të madh policor ndaj qytetarëve të Kosovës, nuk ishte më gjendje ta pengojë Referendumin.
Si e tillë, kjo ditë historike mbetet themel i shtetformimit të Kosovës, që u konfirmua me shpalljen e pavarësisë së saj, më 17 shkurt 2008″ shkruan Jusuf Buxhovi.