Sot 3 vite Thaçi u zgjodh president, LDK-ja po qeshte, VV-ja hudhte gaz, AAK-ja s’pajtohej
Sot bëhen tri vite kur Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Republikës. Ai u zgjodh në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike.
Me 71 vota në raundin e tretë pasi në dy raundet e para nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve.
Zgjedhja e tij u kundërshtua ashpër nga partitë opozitare të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën duke hedhur gaz lotsjellës.
Thaçi detyrën e presidentit e mori më 7 prill 2016, pas betimit solemn në Kuvendin e Kosovës. Para se të bëhej president, Thaçi ka qenë një vit zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme (2014-2015), si dhe kryeministër i Republikës së Kosovës në dy mandate (2007-2014).
Thaçi ka qenë kryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe është rizgjedhur vazhdimisht kryetar i partisë, deri më dorëheqjen e tij më 26 shkurt 2016, para se të votohej për president të Kosovës.
Indeksonline ua sjellë fotografi të momentit para dhe pas zgjedhjes:


















