75 Mall Live Search
17:34 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sot 5 vjet, Dua Lipa nisi karrierën për tu bërë yll botëror

Është padyshim këngëtarja më e suksesshme shqiptare dhe aktualisht një prej yjeve më të famshme të muzikës në botë.

Bëhet fjalë për këngëtaren, Dua Lipa e cila çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një ikonë e muzikës në mbarë botën.

Sukseset e saj janë të panumërt për një artistet që ka filluar karrierën vetëm 5 vite më parë.

Pikërisht sot 5 vjet, me 21 gusht të vitit 2015, Dua lansoj këngën e parë me videoklip “New Love” për të ia hapur rrugët për një karrierë ndërkombëtare.

“Para 5 vitesh lansova këngën time të parë me videoklip “New Love”, faleminderit që keni qëndruar me mua gjithë këto vite… duke i numëruar yjet e mijë me fat çdo ditë”, ka shkruar Dua në një postim në Instagram./Indeksonline/