12:31 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sot afati i fundit i Lotarisë Amerikane, ambasada: Kujdes, 30 mijë aplikime skualifikohen çdo vit nga ky gabim

Sot është afati i fundit për të aplikuar në lotarinë DV2021. Siç njoftoi edhe më herët Ambasada amerikane, këtë të martë, në orën 18.00 mbyllen aplikimet për këtë vit. Në një njoftim të fundit, faqja e ambasadës ka rikujtuar edhe njëherë të gjithë qytetarët që duan të aplikojnë në këtë program për të dorëzuar aplikimin e tyre.

Faqja e ambasadës u është përgjigjur edhe disa pyetjeve të komentuesve, ku ka sqaruar se nuk duhet të aplikoni dy herë brenda një viti për Lotarinë Amerikane, pasi skualifikoheni menjëherë. Sipas ambasadës, 20-30 mijë aplikime skualifikohen çdo vit për shkak të këtij gabimi.

Përmes kësaj videoje, po ju kujtojmë edhe njëherë rregullat e aplikimit. Paçi fat!