75 Mall Live Search
09:16 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Sot aktgjykimi ndaj Liridon Uruqit, i akuzuar për vrasjen e shokut dhe bashkëvendasit të tij!

Sot në Gjykatën Themelore të Gjilanit, shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit Liridon Uruqi, i dyshuar për veprat penale “vrasje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armëve”.

Uruqi, dyshohet se më 28 korrik të vitit të kaluar në fshatin Bresalc, me veprim të drejtpërdrejt ka privuar nga jeta tanimë të ndjerin Fatlind Arifi, shkruan Indeksonline.

Familja e Gani Arifit mbeti pa të vetmin djalë që kishte. Fatlindi, dyshohet të jetë vrarë nga shoku dhe bashkëvendasi i tij, Lirodoni, i cili edhe më tej po mbahet në paraburgim.

I dyshuari për vrasje, 27 vjeçari Liridon Uruqi po vazhdon të  mbahet në paraburgim që nga korriku i vitit të kaluar. /Indeksonline/