75 Mall Live Search
16:09 / E Diele, 29 Maj 2022 / AR

Sot asnjë rast me Covid-19, deklarohet Albin Kurti

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me Covid-19, e lidhur me këtë është deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Ai përmes një shkrimi njofton se sipas statistikave, kemi shkallën më të lartë të të vaksinuarve dhe shkallën më të ulët të humbjeve të jetës në gjithë rajonin, raporton Indeksonline.

Tutje, kryeministri apeloi për vaksinim, pasi mbetet e vetmja armë për ta mbrojtur vetveten dhe njëri-tjetrin.

Njoftimi i plotë:

Tash e disa ditë kemi regjistruar numra njëshifrorë të të infektuarve me Covid-19. Sot nuk e patëm asnjë rast.

Si sot para një viti Qeveria e nënshkroi kontratën për sigurimin e vaksinave. Për vetëm dy muaj, negociuam dhe lidhëm kontratë drejtpërsëdrejti me prodhuesin Pfizer, kontraktuam vaksina të miratuara edhe nga rregullatori evropian, edhe ai amerikan. Ky furnizim dhe donacionet nga shtetet mike, ndërtuan bazën për një proces shembullor të vaksinimit.

Rezultatet janë të dukshme. Sipas statistikave, kemi shkallën më të lartë të të vaksinuarve dhe shkallën më të ulët të humbjeve të jetës në gjithë rajonin. Edhe numri i rasteve aktive ka rënë në dyshifror.

Mirëpo, për të vazhduar mbajtjen e kësaj situate, duhet edhe ne të vazhdojmë të vaksinohemi, edhe me dy dozat e para, edhe me dozën përforcuese tre muaj më vonë. Vaksinimi sa më i gjerë, mbetet arma jonë më e fortë për të mbrojtur vetveten dhe njëri-tjetrin.