Sot asnjë rast me koronavirus në komunën më të prekur në Kosovë!

Sot nuk është shënuar asnjë rast në komunën e Ferizajit e cila mban primatin deri tani me 81 të infektuar.
Në një njoftim Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga të gjitha mostrat e marra tek rastet e dyshura me Covid-19 kanë rezultuar negative, shkruan IndeksOnline.
Njoftimi:
Sot, zero raste të reja të infektuar me CoronaVirus në Ferizaj
Nga mostrat e marra ?sot tek rastet e dyshuara me COVID-19 ?në Ferizaj, që të gjitha kanë rezultuar negative??, pra nuk kemi raste të reja të konfirmuara pozitivisht me COVID-19 në Ferizaj.
Urojmë që kjo tatëpjetë⬇️ e numrit të infektuarve ta përcjellë Ferizajn edhe ditëve në vijim e ju bashkëqytetarë, na dëgjoni, qëndroni në shtëpi ?shpejt do t’ia dalim.