Sot bëhen 15 vite nga vrasja e 16 vjeçarit shqiptar nga xhandarmëria serbe, vrasësit janë në liri

Sot bëhen 15 vite nga vrasja e 16 vjeçarit shqiptar, Dashnim Hajruallahu nga xhandarmëria serbe.
I riu nga Rahovica e Preshevës ishte vrarë me breshëri kallashnikovi në afërsi të kufirit Miratoc-Llojan.
Pa asnjë faj dhe pa asnjë arsye, Hajrullahu ishte vrarë nga xhandarmëria serbe dhe më pas ishte tërhequr zvarrë deri në kufi për tu bërë kinse u vra duke kaluar kufirin ilegalisht, shkruan Indeksonline.

Dashnimi ishte viktima e dytë e forcave serbo malazeze, ndërsa pesë vite më herët në afërsi të shtëpisë së tij në Miratoc ishte vrarë edhe Agush Agushi, me pretekst se po kalonte ilegalisht kufirin.
15 vite nga vrasja makabre e djaloshit shqiptar, vrasësit ndodhen ende në liri. Shteti serb jo vetëm që nuk ka sjellur paradrejtësisë kriminelët e këtij rasti, por që nuk e ka dënuar asnjëherë vrasjen./Indeksonline/