75 Mall Live Search
11:27 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sot bëhen 29 vite nga mëvetësimi i futbollit kosovar!

Kosova sot shënon një datë historike në fushën e sportit.

Si sot 29-vite më parë, u bë mëvetësimi i futbollit kosovar. Një kohë e vështirë nën okupimin serb, por mbi të gjitha e mbushur me motivin e gjeneratës së atëhershme sportive për ta realizuar hapin e parë të madh në këtë drejtim.

Ishin kohë të vështira e pa kushte, por shumë personalitete të shquara rrezikuan gjithçka, për ta realizuar ëndrrën e mëvetësimit të futbollit kosovar, që asokohe kishte simbolikë të madhe.

Madje, kjo u bë edhe ideal i përbashkët që mobilizonte masat për ta ndjekur idealin e madh që kishin shqiptarët, pavarësinë e plotë të Kosovës.